Kristjan Asllani: Nuk kam idhuj në futboll, Interi është e tashmja dhe e ardhmja!

Këto fjalë janë paksa si të parakohshme, edhe pse standard. Të gjithë futbollistët thonë se skuadra ku ndodhen tani është “fati i jetës” dhe nuk mund të bëjë përjashtim një 20-vjeçar si Kristjan Asllani. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka deklaruar se Interi është “e tashmja dhe e ardhmja” e tij, ndërsa dihet se ka qenë tifoz zikaltër. Në një intervistë të fundit, mesfushori deklaron se “ardhja në këtë ekip është një shtysë e madhe në karrierën time”. Asllani falenderon familjen për suksesin e arritur deri tani, po ashtu trajnerin Andreacoli, Romanjolin dhe Ujkanin që e ndihmuan. Së fundi thekson se “unë nuk kam idhuj në futboll, por më kanë pëlqyer lojtarë si Sneijder apo Pirlo”. Shqiptari i ri beson se do të mësojë shumë duke luajtur në krah të Brozoviçit.

Sfidanti.al