“I paoksidueshmi” Modriç! Legjenda kroati i ka “hallall” 30 milionë eurot e shpenzuara në 2012!

Në 9 shtator mbush 37 vjeç, por nuk duket aspak se i ka mbi supe. Flasim për superyllin nga Kroacia, Luka Modriç, që ndaj Seltës së Vigos luajti një nga ndeshjet më të mira që mbahen mend prej tij me fanelën e Realit të Madridit. Legjenda erdhi në “Bernabeu” në 2012 kundrejt 30 milionë eurove që iu dhanë Totenhemit, dhe pas 10 vitesh ato para duken “hallall”. Ai ka gati 450 ndeshje për madrilenët, dhe ndonëse nuk ka shënuar shumë gola, ka një kontribut të jashtëzakonshëm në ekipin që ka fituar 5 Champions dhe disa La Liga apo shumë trofe të tjerë. Me Realin ka 20 tituj, përveç 6 me Dinamon e Zagrebit si dhe suksesin më të madh, Kupën e Botës me Kroacinë. Pas largimit të Kasemiros ai garantoi tifozët e Realit se asgjë nuk do të ndryshojë.

Sfidanti.al