Çfarë mund të thonë tek Çelsi pas këtij veprimi të klubit gjerman? Pyesim kështu pasi Xhamal Musiala ishte një lojtar i akademisë së bluve të Londrës, dhe që duhej të luante për Anglinë, por kaloi tek Bajerni dhe zgjodhi kombëtaren e Gjermanisë. Një humbje e dyfishtë për futbollin ishullor, ndërsa në “Stemford Brixh” janë bërë gabime të tjera me lojtarët e akademisë si Tami Abraham, Livramento, Deklan Rajs, por ndoshta jo edhe me Armando Brojën. Bajerni i ka vendosur klauzolën e transferimit 150 milionë euro kartonit të adoleshentit 18-vjeçar.
Sfidanti.al