Siti i thotë Bernardo Silvës të mos presë, Barcelona nuk është paraqitur

E tillë ishte batuta në filmin shqiptar “Treni niset në 7 pa pesë”, dhe kështu duket se po i ndodh yllit portugez. Ëndrra e Bernardo Silvës ishte që të luante për Barcelonën, por gjendja financiare e klubit katalanas është e tillë që nuk mund të regjistrojë mbrojtësin Zhyl Kunde dhe as të marrë mbrojtësin tjetër, Marko Alonso, nga Çelsi. Ishte pra dështim i paralajmëruar përpjekja për të marrë mesfushorin sulmues të Mançester Sitit, që klubi anglez e vlerësonte në 100 milionë euro (kartonin), ndërsa thuhej se Barça ishte gati të jepte 80 milionë. Natyrisht, jemi ende në 18 gusht dhe kemi edhe 13 ditë “dritare” të hapur për transferimet, por lajmet nga Anglia janë që Siti i ka thënë Bernardo Silvës që të mos shpresojë për një largim,

Sfidanti.al