Bajerni arrin ta mundë Barcelonën (vetëm 2-1) edhe për femra!

Nuk jemi në kushtet e përballjes së pandemisë, që përfundoi 8-2 për bavarezët, dhe as për atë të grupeve të Championsit sezonin e kaluar, kur gjermanët sërish dominuan dhe fituan. Madje, nuk po flasim për një “El Klasiko” europiane Bajern-Barcelona për djem, por për vajza. Dy ekipet u ndeshën në një miqësore luksi para nisjes së sezonit dhe ekipi nga Mynihu ia doli të fitonte 2-1. Ishte pak a shumë si një duel i meshkujve, pasi katalanaset patën ADN-në e klubit të tyre me shumë zotërim topi, me shumë pasime dhe me shumë talent. Bajerni si Bajerni, më i drejtpërdrejtë dhe me mbrojtjen herë me 3, herë me 5 lojtare.

Sfidanti.al