Liverpul, si mund të synohet Premier Liga kur je 4 pikë prapa Sitit pas vetëm 2 javësh?!

Sezonin kur fituan titullin, në 2019-2020, bënë një nisje të shkëlqyer të kampionatit dhe vazhdimi ishte po i tillë. Liverpuli i Jurgen Klopit iu përgjigj atëherë Mançester Sitit, ashtu siç bëri Mançester Junajtidi i Sër Aleks Fergusonit ndaj Çelsit të Zhoze Murinjos në 2006-2007 kur e riktheu titullin në “Old Traford”. Gjithsesi, edicionin e kaluar skuadra e kuqe meritoi nofkën “e çmendur”, ashtu siç e ka Interi në Itali, pasi pati një “fikje” të rëndë në rrugë e sipër, ndërsa në fazën e dytë realizoi një shpërthim të madh që thuajse ia dha titullin.

Këtë sezon duket më keq, pasi Liverpuli ka vetëm 2 pikë pas dy ndeshjeve të para të Premier Ligës, ndërsa Siti ka 6 të plota! A mund të pretendohet për titullin kështu? E qartë që Klopi nuk do të heqë dorë, por është çështje “takati”, jo “inati”. Duhet që Siti i Halandit të gabojë, që të kuqtë t’i afrohen. Për më tepër, largimi i Sadio Manesë po ndihet aq shumë, sa po ndihet për mirë tek Bajerni prania e tij. Daruin Nunjez ende është larg standardeve që duhen në Premier Ligë madje dëmtoi rëndë ekipin duke dalë me karton të kuq në barazimin 1-1 me Kristël Palasin në “Anfild”.

Sfidanti.al