Reali i Madridit, ashtu si edhe në të kaluarën, në mënyrë të përsëritur, ka hyrë në krizë në pjesën praverore të sezonit, ndësa sapo kaloi një “javë të zezë”. Ekipi madridas, brenda tetë ditëve, humbi katër pikë epërsie ndaj Barcelonës dhe, tani, ndodhet një pikë pas Barcelonës, megjithëse ka një ndeshje më pak. Në tetë ditët e fundit, Reali, fillimisht, humbi 1-2, në “Mestalja”, nga Valencia në një ndeshje të prapambetur, më pas fitoi 3-2 ndaj Vilarealit, në “El Madrigal”, madje, duke e përmbysur rezultatin 0-2, ndërsa, në fund, para pak ditësh, në “Santiago Bernabe” shpëtoi nga humbja me Las Palmasin, duke arritur të barazoi 3-3 në momentet e fundit të ndeshjesh.
Garet Bejli u nxor jashtë me të kuqe, në fillim të pjesës së dytë, pasi këtij sulmuesi uellsian, brenda pak sekondave, iu nxorën dy kartona të verdhë. Mediumet spanjollë shkruajnë se presidenti i Realit, Florentino Perez, është zemëruar shumë me të gjithë ekipin, sidomos me portierin Kejlor Navas që është shumë larg formës së tij të sezonit të kaluar, dhe me kapitenin e ekipit, Serhio Ramos, që, përsëri, bëri gabime kardinale.
Kristiano Ronaldo, në fakt, në fund të fundit, bëri të veten, duke shënuar dy gola, megjithëse njërin ne penallti, por, nëse kini parasysh të gjithë ndeshjen, mund të konstatoni se loja e tij, ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme, nuk ishte aspak frymëzuese. Ai humbi disa shanse dhe, përsëri, dështonte, sa herë që përpiqej që ta depërtonte mbrojtjen kundërshtare, ndërkohë që dribilmet e tij të suksesshme, në disa ndeshje të fundit, mund të numërohen me gishtat e njerës dorë.
sfidanti.al