“Fshatari” Myler dhe “margaritari” Musiala janë shkëlqimi i Bajernit

Bavarezët janë në krye të renditjes pas 2 javësh në Bundesligë, ndonëse Dortmundi nuk është aspak prapa. Bajerni fitoi edhe ndaj Volfsburgut, ndonëse një rezultat jo aq bombastik (2-0) sesa 6-1 në Frankfurt javën që kaloi. Tomas Myler dhe Xhamal Musiala ishin autorët e golave, ndërsa Sadio Mane ishte mjaft aktiv dhe madje shënoi një rrjetë të tretë, por ajo u anulua për pozicion jashtë loje. Skuadra e trajnerit Julian Nagelsman e dha sërish futbollin e saj të rrjedhshëm dhe të paparashikueshëm duke dominuar në zotërim topi (66 për qind), në gjuajtje (12-2) dhe në gjuajtjet në kuadrat (8-1). “Jam i kënaqur, – tha Nagelsmani, – e kemi nisur vitin shumë mirë duke arritur vetëm fitore e duke luajtur mjaft mirë. Natyrisht, kampionati është i gjatë, por kjo është ajo që prisja nga skuadra”.

Sfidanti.al