Barça zhgënjeu, por të paktën Pedri dhe Kesie nuk janë të dëmtuar

E pohon trajneri Ksavi Hernandez që thekson se nuk ka asnjë të lënduar në radhët e skuadrës së tij. “Pedri nuk ka asgjë të rëndësishme, – tha ai, – Kesie? Nuk kemi të dëmtuar në skuadër”. Një lajm i mirë për tifozët pasi ata u shqetësuan duke e parë ndeshjen nga televizori apo nga shkallët e stadiumit. Ksavi pohon se barazimi ishte zhgënjim, por thekson se duhet durim dhe kohë, se duhet besuar tek projekti. “Do ta analizojmë ndeshjen dhe do të vazhdojmë punën siç duhet”, – tha ai, ndërsa theksoi se Frenki De Jong nuk mund të cilësohet një lojtar stoli. “Ia kam thënë Frenkit se mbetet i rëndësishëm, – tha tekniku, – nëse nuk largohet do të jetë një nga lojtarët kryesorë”.

Sfidanti.al