Guardiola: A e ndjen Halandi presionin? Unë nuk fle me të!

Dy golat e shënuar që në javën e parë duhet ta kenë ndihmuar, por gjithsesi sulmuesi norvegjez është ende i ri tek Man. Siti. Erling Halandi padyshim që do të ketë nevojë për kohë që të ndihet si në shtëpinë e tij, ndërsa shpresa është që trysnia që ndjen të mos e dëmtojë në lojën e tij. “Nuk e di sesi e përballon apo sesi e ndjen ai presionin gjatë gjithë kohës, – tha trajneri Pep Guardiola, – unë nuk jam në një shtëpi me të, unë nuk fle me të! Gjithsesi, në stërvitje kam parë që ai ishte i qetë pas Liverpulit dhe i qetë pas Uest Hemit.” Guardiola kritikoi kritikët e Halandit pasi nuk shënoi në Superkupë duke thënë se “ky nuk ishte fundi i botës dhe Erlingu është një sulmues i madh”.

Sfidanti.al