Mesi jashtë garës për Topin e Artë? Po sikur të fitojë Kupën e Botës?!

“Frans Futbolli” mund të jetë një nga mediat sportive më të famshme në botë, një revistë “e paprekshme”. Po ashtu, është krijuesja e trofeut më të rëndësishëm individual në botës, Topit të Artë, por kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për këtë çmim duken paksa (si shumë) arkaike. Në listën prej 30 lojtarsh, që mund të konkurrojnë për këtë Top të Artë në dimër, nuk u përfshi Lionel Mesi. E vërtetë që argjentinasi nuk ishte i jashtëzakonshëm këtë vit (2022), duke dhënë më shumë asistë e duke shënuar pak gola, ndryshe nga Benzema, Mbape apo Salah. Gjithsesi, si mundet të përcaktohet lista kur ende nuk ka nisur sezoni i ri dhe kur në nëntor-dhjetor është Kupa e Botës. Po sikur Mesi të fitojë titullin e FIFA-s me Argjentinën?!

Sfidanti.al