Mundet që Lebroni ta realizojë ëndrrën që të luajë në NBA, në një ekip me djalin?!

Është një këngë-baladë që këndohet në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci nga dyshja Hari Mata Hari dhe Nina Badriç me titullin “Nuk mund të ta tregoj dhimbjen që ndjej”. Ka një strofë në të ku Hari këndon se “linda shumë herët për ty”. Me gjasë, edhe Lebron Xhejmsi ka lindur shumë herët për të luajtur me djalin e tij, Bronin në NBA, ose ndoshta Broni ka lindur shumë vonë për të luajtur me babain në basketbollin amerikan. Lebroni ndoqi me emocion sesi Broni 15-vjeçar luajti për Kalifornia Basketboll Klab (CBC), në humbjen 74-81 pësuar në Londër ndaj Hupsfiks Elitës (Hoopsfix Elite). Duhet të kalojnë 3 vjet që Broni të mbushë moshën për të luajtur në NBA, ndërsa Lebroni në atë kohë do të jetë 40 vjeç e më shumë!

Sfidanti.al