Inter: Pinamonti mund të ndihmojë të mos largohet Shkriniar!

Shpëtimtar u bë Sasuolo. Klubi i Serisë A do të japë 20 milionë euro për të marrë njërin nga lojtarët zikaltër dhe pikërisht Andrea Pinamontin. Ky operacion jo shumë i shtrenjtë ka një vlerë të madhe për Interin pasi e ndihmon që klubi të ketë një bilanc pozitiv financiar. Sipas “La Gazeta delo Sportit” ky bilanc është 13 milionë euro plus, diçka që mund të ndihmojë që të mos largohet Milan Shkriniar tek Paris SG. Klubi francez këmbëngul dhe ndoshta jep 60-70 milionë euro, por trajneri Simone Inzagi  e dëshiron qendërmbrojtësin. Pronarët e Interit kanë kërkuar një bilanc pozitiv prej 60 milionë eurosh, por afati është deri në 2023, pra për momentin Shkriniari mund të qendrojë.

Sfidanti.al