Fiorentina po bën naze për Bajramin, e ka mendjen tek Lo Selso!

Gjatë gjithë verës u përmend ky emër dhe pritej që transferimi të ndodhte tani në gusht. Gjithsesi, mund të mos jetë e thënë që Nedim Bajrami të shkojë tek Fiorentina, të paktën sipas atyre që shkruhen në mediat italiane në 24 orët e fundit. Klubi nga Firence po përqëndrohet tek mesfushori argjentinas, Zhovani Lo Selso, i cili është pjesë e Totenhemit dhe të cilin trajneri Antonio Konte nuk e dëshiron. “Vjollcët” gjykojnë se Lo Selso është tepër “eksitues”, pra e vlerësojnë lart për kontributin që do të japë në ekip, edhe pse nuk pëlqehet më tek Spërsat. Bajrami ose mund të mbetet “prapa dere” dhe të vazhdojë me Empolin, gjithnjë në Serinë A, ose ndoshta mund të shkojë tek Fiorentina, veçse pa pasur rol titullari.

Sfidanti.al