“Babai” Perez nuk e do “djalin” Ronaldo sepse sot është 38 vjeç!

Në të vërtetë ditëlindjen e radhës do ta festojë në 5 shkurt, pra i duhen ende 6 muaj, ndaj nuk mund të thuhet se e ka arritur atë moshë. Gjithsesi, “babai” i tij i dikurshëm, Florentino Perez, jo vetëm që e ka harruar “birin e zgjedhur” Kristiano Ronaldo, por edhe po përpiqet të flasë në mënyrë përkeqësuese për të. Presidenti i Realit u pyet në dalje të hotelit në Helsinki, ku ekipi i tij ishte për finalen e Superkupës së Europës, dhe përgjigja ndaj tifozëve ishte e thjeshtë. “Ta marr sërish Kristianon? Po ai është 38 vjeç”, – deklaroi “presi”. Ronaldo është një legjendë në Madrid me 450 gola në 432 ndeshje, por gjithsesi në moshën 37.5 vjeç nuk është aspak tërhequr. Futbolli profesionist është interes dhe jo altruizëm.

Sfidanti.al