Duket se londinezët do të bëjnë pikërisht këtë veprim, pra do të marrin sulmuesin e Barcelonës, të cilin trajneri Tomas Tuhel e njeh mirë. Barça dëshiron që Pjer-Emerik Obamejang të largohet (ose të paktën kështu mendohet), ndërsa ai në këta 6 muaj në “Kamp Nou” e ka treguar veten si një sulmues shumë të mirë. Çelsi mund të investojë tek ai pasi Tuheli ka punuar me “Obën” tek Dortmundi, ku ai shënoi 79 gola në 95 ndeshje nën drejtimin e tij. Afrikani mund të cilësohet si sfida e fundit për Armando Brojën në ekipin londinez. Kjo sepse mbërritja e një sulmuesi me përvojë do të bënte që Broja të kishte më pak minuta në dispozicion për të luajtur. Gjithsesi, Blutë kanë humbur Lukakun dhe Vernerin, ndërsa kanë marrë vetëm Stërlingun, pra premtimi i Tuhelit për shqiptarin duket i vlefshëm.
Sfidanti.al