Ku do ta çojë PSG-ja Rashfordin, duke pasur Mesin, Mbapenë e Nejmarin?!

E njëjta pyetje duhet t’i bëhet edhe sulmuesit anglez, përfaqësuesit e të cilit paskan shkuar në Paris për të biseduar. Markus Rashford ka edhe vetëm 1 vit kontratë tek Mançester Junajtidi dhe PSG-ja dëshiroka ta merrka në radhët e veta. Nuk dihet qartë qëllimi i klubit francez, pasi trajneri Galtie ka treshen e madhe Mesi-Mbape-Nejmar, ndonëse largimi i mundshëm i Mauro Ikardit i jep një lloj kuptimi kësaj lëvizjeje. Rashfordi presupozohej të ishte lojtar formacioni tek Junajtidi, duke qenë edhe pjesë e kombëtares së Anglisë, ndërsa në Paris do të ishte një rezervë luksi.

Sfidanti.al