Perezi nuk ngurron për të vërtetën: Barcelona, njëri nga institucionet kryesore të futbollit në botë!

Është presidenti i Realit dhe rivaliteti i skuadrës së tij me katalanasit dihet mirë. Gjithsesi, Florentino Perez nuk është nga ata që i bën bisht të vërtetës, gjë që e ka treguar disa herë, edhe pse ka pasur shpesh përplasje me Barcelonën. Numri 1 në “Santiago Bernabeu”, padyshim krenar pas fitores së Superkupës së Europës (pas Championsit), foli me fjalë të larta për “blaugranët”, që po përpiqen të kthehen në elitë të topkëmbës botërore nën drejtimin e presidentit Zhoan Laporta dhe trajnerit Ksavi Hernandez. “Ka sezone kur ne dalim më mirë ose më keq se Barcelona, por po flasim për një nga institucionet më të mëdha të futbollit në botë, ashtu si Reali, – tha ai për televizionin “Movistar”, – Nëse kthehet siç ka qenë gjithmonë, kjo është një gjë e mirë për futbollin”.

Sfidanti.al