“Marinsi” Usik është gati për sfidën e boksit ndaj Xhoshuas

Mund ta quajmë “notari” Usik, luftëtari Usik, atleti Usik, mund t’i vendosim çfarëdo epiteti, dhe ai e meriton. Boksieri ukrainas, Oleksandër Usik, prej vitesh kryen përgatitje speciale për ndeshjet e tij dhe rezultatet nuk kanë munguar, përkundrazi. Luftëtari i peshave të rënda është kampion i botës në versionet WBA, WBO, IBO dhe IBF, pasi mundi ish-kampionin Entoni Xhoshua. Kjo, në ndeshjen e madhe në stadiumin e Totenhemit në Londër, ku anglezit Xhoshua nuk i bënë punë mijëra e mijëra tifozë që pati në krah. Në 20 gusht zhvillohet revanshi në Arabinë Saudite dhe Usiku ka marrë leje speciale nga qeveria ukrainase për t’u ndeshur. Sipas mediave, ai vazhdon stërvitjen me 5 orë not në ditë, mbajtje fryme nën ujë, hedhje nga trampolina në ujë të ftohtë, vrapim në rërë dhe goditje të gomave të makinave me vare.

Sfidanti.al