Klubet shqiptare le të pyesin Ballkanin si arrihet suksesi në Europë!

Nuk pritej që këto dy skuadra të arrinin kaq larg dhe në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës do të ketë një ekip që flet shqipt. Ballkani, kampion i Kosovës, dhe Shkupi, kampion i Maqedonisë së Veriut, janë kualifikuar që të dy për në plej of dhe madje do të ndeshen me njëri-tjetrin. E kotë të pyesësh që tani se cili mund të quhet favorit, pasi të tillë nuk ka, edhe pse Shkupi mund ta meritojë pak më shumë. Ballkani eliminoi Klaksvikun e Islandës pas gjuajtjes së penalltive, ndërsa humbi 1-2 jashtë fushe aq sa kishte fituar në shtëpi. Shkupi ndërkaq u eliminua nga Liga e Europës pasi humbi dy herë me Shamrok Roversin, dhe zbriti në Ligën e Konferencës. Në stolin e Ballkanit është ish-trajneri i Dinamos, Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit e Partizanit, Ilir Daja, i cili u largua nga të kuqtë si i padëshirueshëm fundvitin që shkoi. Tashmë, jo vetëm Partizani, por edhe drejtues të tjerë të klubeve shqiptare, që në përgjithësi dolën për faqe të zezë këtë vit në Europë, duhet të pyesin Ballkanin sesi ia ka dalë këtë verë.

Sfidanti.al