Së pari këtë gjë duhet t’ia kërkojë vetes, por ai e bën gjithnjë këtë. Lebron Xhejmsi ka dhënë gjithnjë maksimumin, edhe sezonin e kaluar kur Lejkërsat ishin “për faqe të zezë”, duke arritur në gati 30 pikë për ndeshje. Mesatarja ishte nga më të mirat e karrierës, por loja në mbrojtje pati dobësi ndaj edhe Lebroni u takua me menaxherin e përgjithshëm të klubit, Rob Pelinka, dhe me trajnerin Darvin Ham. Legjenda e basketbollit kërkoi që ekipi të jetë pretendent për titull, jo si vjet kur pati 33 fitore e 49 humbje. Trajneri Ham tha se sulmi do të përqëndrohet tek Entoni Dejvis, ndonëse ky luajti vetëm 40 ndeshje vjet. Po ashtu, ai theksoi se Rasëll Uestbruk duhet të shënojë më shumë kosha 3-pikësh, ndërsa lojtarët duhet të provojnë role të reja. Të shohim nëse do të ketë ndryshim.
Sfidanti.al