Markos Alonso është në pritje për të kaluar nga Çelsi në “Spotifaj Kamp Nou”, por duket se operacioni prej 10 milionë eurosh për kartonin do të duhet të presë. Të shtunën nis kampionati spanjoll dhe Barcelona ende nuk ka regjistruar futbollistët e marrë këtë verë si Kesie, Kristensen, Rafinja apo Levandovski. Një problem i madh për trajnerin Ksavi Hernandez, ndonëse presidenti Laporta thotë se topi është bë këmbët e La Ligës. Kjo sepse, sipas tij, klubi katalanas ka nxjerrë 760 milionë euro të ardhura këtë verë nga operacionet e biznesit të kryera, pra La Liga duhet t’i regjistrojë lojtarët.
Sfidanti.al