Fiorentina në sulm për Bajramin, gati të japë dy futbollistë

Në këtë operacion mund të hyjnë emra të tillë si Zurkovski në mesfushë dhe Nastasic në mbrojtje. Me këta futbollistë Fiorentina kërkon të bindë Empolin që t’i japë Nedim Bajramin. Kartoni i mesfushorit kuqezi shkon padyshim mbi 10 milionë euro, ndërsa klubi më i vogël toskan mund të kënaqet me lojtarët e gatshëm për të mos u lodhur në treg për të gjetur të tjerë. Empoli e di se humbja e Bajramit, pas asaj të Asllanit, do të ishte një tjetër goditje e rëndë, por jeta vazhdon.

Sfidanti.al