“Broja mund të jetë tepër i ri për të zëvendësuar Lukakun tek Çelsi”

Këtë e thotë ish-mesfushori i Anglisë dhe i Liverpulit, Xhemi Redknap, e ndoshta ka një farë të drejte. Duke vlerësuar talentin e Armando Brojës dhe aftësinë e tij për të shënuar gola, analisti i sotëm thotë se Çelsi me gjasë ka nevojë për një golshënues të vërtetë e të sprovuar pasi flitet për një ekip që supozohet të luftojë për titull me Man. Sitin dhe Liverpulin. “Broja është shumë i mirë, por mbetet i ri, – shprehet Redknapi, – Çelsi ka objektiva të mëdha këtë sezon. i duhet një zëvendësues i duhur për Lukakun, pasi as Stërlingu nuk është numër 9. Ndoshta i bën punë Obamejangu”.

Sfidanti.al