Në shtetin e tij është thënë gjithmonë se “jemi vend i basketbollit”. Serbia e ka merituar këtë epitet të fituar që nga koha e Jugosllavisë së Titos bashkë me Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën e republikat e tjera. Që nga”babai i basketbollit jugosllav”, Aleksandër Nikoliç, e deri në vitet e para të shekullit të 21-të suksesi ka qenë aty, me breza si Koraç, Çosiç, Dalipagiç, Delibashiç, Divac, Paspalj, Daniloviç, Xhorxheviç, Obradoviç, Stojakoviç, Jariç, Bodiroga, për të arritur tek Nikola Jokiç. Gjithsesi, Serbia këto ka probleme, duke mos qenë në Lojrat Olimpike në Tokio, duke dalë e pesta në Botërorin e kaluar dhe duke rrezikuar të mos jetë në Kampionatin Europian në Paris. Zharko Paspalj, ish-yll i Partizanit të Beogradit, Olimpiakosit, Panathinaikosit dhe Jugosllavisë, e që luajti në NBA, kërkon që të bëhet një ndryshim. “Na duhen yje të natyralizuar, – thotë ai, – nuk mund ta ndryshojmë gjendjen brenda natës”.
Sfidanti.al