Tomas Myleri: Robert Levandovski mbetet shoku im i karrierës në fushë

Dyshja e madhe tashmë është ndarë, dhe natyrisht që “fshatari bavarez” nuk mund të largohej nga shtëpia. Ishte Robert Levandovski që bëri “divorcin” me Bajernin duke kaluar tek Barcelona,ndërsa Tomas Myleri mbeti në Mynih. Pikërisht sulmuesi 32-vjeçar jep një vlerësim të lartë për ish-shokun e ekipit. “Robert Levandovski do të mbetet gjithmonë shoku im i skuadrës për gjithë karrierën time, – thotë “Raumdojteri” (Raumdeuter), – ashtu si Nojeri, Robeni, Lahmi, Shvajnshtajgeri”. Po Sadio Mane çdo të thotë për të?! “Ai duket që është një djalë i shkëlqyer – thotë Myleri – është i qeshur, ka besim në vetvete, ka fituar shumë në karrierë dhe e njeh Bavarinë përderisa ka qenë tek Salcburgu. Është shumë i përgatitur fizikisht dhe përderisa ka punuar me Jurgen Klopin e njoh lojën me presing dhe kundërpresing”.

Sfidanti.al