Depai është një përforcim i mirë për Juven, por sërish një “i padëshiruar” tek të mëdhenjtë!

E pati Man. Junajtidi, por nuk e mbajti dhe kaloi tek Lioni. Më pas e mori Barcelona që e ka ende, por trajneri Ksavi Hernandez e cilëson të tepërt edhe pse ia vlerëson talentin. Me treshen Levandovski-Rafinja-Dembele dhe me Obamejangun e të tjerët, lojtarë si Brejthuejt apo Memfis Depai dalin në plan të dytë. Pikërisht Depain e do Juventusi, dhe “La Gazeta delo Sport” e cilëson si “lojtarin e madh që deshi të bëhej jashtëklas”. Nuk është pak të jesh lojtar i madh, dhe për Juventusin në këtë Seri A, Depai do të ishte një përforcim shumë i mirë, por gjithsesi jo një zgjedhje e parë e klubeve të mëdha. E pamundur për Juven që të marrë si dikur Zidanin, Trezegenë, Davidsin apo Nedvedin.

Sfidanti.al