Në Itali alarmohen pas 4 humbjeve dhe asnjë fitoreje në miqësoret me ekipet spanjolle

Kulmi i dëshpërimit ishte pas dërrmës që Juventusi mori ndaj Atletikos së Madridit me shifrat 0-4! Për më tepër u luajt në Itali. Jo ndonjë gjë më mirë përfundimi i Interit që gjithashtu në Itali u mund 2-4 nga Vijarreali, ndërsa Fiorentina u mposht 1-3 me Betisin dhe Atalanta 1-2 ndaj Valencias. Vetëm dy barazime, Napoli-Espanjol 0-0 dhe Lacio-Vajadolid 0-0, si dhe asnjë fitore. Shqetësimi është i madh në Itali edhe pse ndeshjet ishin miqësore. Janë 4 humbje dhe golaverazhi 4-13, ndërsa për më keq në fushë ishin  6 nga 8 ekipet më të mira të sezonit të kaluar në Serinë A, me përjashtim të Romës dhe Milanit.

Sfidanti.al