Perez, 3 trofe larg Bernabeut në futboll, por as që mund t’i afrohet në basket!

Presidenti i sotëm i Realit të Madridit është padyshim një fitues i madh. Florentino Perez ka marrë 29 trofe në postin e tij si kreu i klubit më të madh të futbollit në botë, ndërsa po i afrohet legjendës së kthyer gati në mit, presidentit të presidentëve, Santiago Bernabeu. Njeriu që krijoi Realin që njohim sot ka 33 trofe në futboll, përfshi 6 Champions dhe 16 tituj në La Ligë. Perezi ka po 6 Champions, ka vetëm 6 La Liga, por është afruar sepse ka pasur mundësi të diskutojë më shumë Kupa të Botës për klubet, Superkupa të Europës dhe Superkupa të Spanjës që atëherë nuk luheshin normalisht. Me gjasë, Perezi mund ta kalojë Bernabeun në futboll, por as që mund të ëndërrojë që ta “prekë” në basketboll. Presidenti i dikurshëm mori 47 trofe në sportin e koshit, ndërsa Perezi ka vetëm 23.

Sfidanti.al