Milani shkëlqen në miqësore, por dëmtimet e Tonalit e Mesiasit shqetësojnë!

Idetë e trajnerit Stefano Pioli vazhdojnë të bëjnë punën e tyre. Kuqezinjë jo më kot janë kampionët në fuqi të Serisë A dhe fitorja 6-1 ndaj Vicencës ishte në këtë linjë, edhe pse rivali nuk ishte i nivelit të Vijarrealit që mundi Interin. Përballë një ekipi të Serisë C, Milani pati thuajse formacionin që duhet të jetë në fushë të shtunën në kampionat ndaj Udinezes, ndonëse Zhiru mungoi për shkak të një lodhjeje muskulore, edhe pse pritet të luajë javën që vjen. Leao, Benaser, Tonali, Diaz bindën, por problem ishte dëmtimi pikërisht i Tonalit që është në rrezik për Udinezen. Lëndim edhe për Mesiasin.

Sfidanti.al