Ka vdekur në1988, por në Spanjë kujtojnë se ish-presidenti i Frankfurtit ishte nazist!

Padyshim që Rudolf Gramlih (Gramlich) ishte një njeri i esesëve (SS) dhe kishte teserën e Partisë Nacionalsocialiste të udhëhequr nga Adolf Hitleri. Po ashtu, dëshmitë janë që ai e ngriti biznesin që kishte deri në 1956 pasi i mori pronën një gjermani me origjinë hebraike. Flasim për ish-presidentin e Frankfurtit deri në vitet 70-të, që ishte në krye të klubit në finalen e madhe të Championsit në 1960 ndaj Realit të Madridit. Janë pikërisht mediat spanjolle që e rikujtojnë Gramlihun ndërsa Reali luan me Frankfurtin të mërkurën në finalen e Superkupës së Europës. Ish-presidenti vdiq në 1988 pa pasur probleme, ndërsa dyshimet u bënë akuza më vonë. Gjithsesi, Gramlih ishte vërtet një përfitues dhe antisemit, por padyshim që ka bërë shumë më pak  krime sesa ato që kanë bërë aviacionet amerikane, sovjetike, franceze, britanike apo ruse gjatë bombardimeve të qyteteve “kundërshtare”.

Sfidanti.al