Mediat bavareze nuk vonuan shumë që tonin kritik ta zëvendësonin me atë triumfal. Nuk mund të ndodhte ndryshe pas një fitoreje 6-1 në fushën e një ekipi të fortë si Frankfurti, që nuk është se nuk luftoi ashpër. Bundesliga u nis me mënyrën më të mirë dhe loja e ekipit po i ngjan asaj që kërkon trajneri Julian Nagelsman. Mediat i vendosën epitete lojtarëve më të dalluar të kampionëve. Xhoshua Kimih u cilësua “Zoti i Futbollit”, Serg Gnabri mori nofkën e lavdishme të Gerd Myleri, “Der Bomber”, Dajot Upamekano u quajt “Der Kaizer” si dikur Bekenbaueri, ndërsa “Mjeshtri i Ndeshjes” ishte Xhamal Musiala.
Sfidanti.al