Është 75 vjeç dhe fiton medalje ari në Lojrat e Komonuelthit!

Ky është një rekord i këtij konkurrimi ku marrin pjesë shumë shtete që kanë qenë pjesë e ish-Perandorisë Britanike. Lojrat e Komonuelthit janë të rëndësishme dhe jo vetëm për botën anglofone, pasi niveli është i lartë dhe po ashtu rezultatet, dhe këtë e tregoi rekordi i vendosur nga Xhorxh Miler. Skocezi është 75 vjeç dhe fitoi medaljen e artë në garën e përzier në “bouling” (gara me birila). Mileri ishte në krah të Melani Ajnsit (ose Insit) dhe Skocia fitoi të artën në konkurrimin B2/B3.

Sfidanti.al