Në kohën e tij ishte në krye të njnë skuadre të tillë që në Itali e quajnë “korracatë”. i tillë Milani i Berluskonit që pati për trajneri Arrigo Sakin. Mjeshtri i stolit ishte vërtet një revolucionar i kohës së tij, duke sjellë ide të reja dhe futboll sulmues, jo edhe aq tipik për Serinë A, dhe që nga ajo kohë është një nga ikonat në Apenine dhe në Europë. Sot, Saki është një opinionist me të drejtën e plotë për të dhënë mendime prej specialisti, dhe ëndrra e tij për Serinë A është që kampionati italian të ketë më shumë lojtarë të rinj dhe ë shumë ide. Përsa i përket ideve, ai mbetet besnik i vetvetes, ndërsa përsa i përket të rinjve, apo parimit që “idetë vlejnë më shumë se paratë”, këtu duhet ta kundërshtojmë mjeshtrin. Milani i tij ishte milioner. Përsa i përket këtij sezoni, Saki thotë se Interi dhe Milani janë në vijën e parë të nisjes, një krahasim me një garë të Formula 1.
Sfidanti.al