Lufta është më e fortë se futbolli, në rrezik miqësorja Juve-Atletiko në Tel Aviv!

Konflikti në këtë pjesë të Lindjes së Mesme ka shpërthyer prej gati 80 viteve dhe nuk ka shenja se do të përfundojë tani shpejt. E tillë gjendja mes izraelitëve dhe palestinezëve për toka që i pretendojnë të dyja palët, ndërsa në mes si “xhol” mbetet ndonjëherë futbolli. Në të vërtetë, kur flitet për jetë që shuhen apo për njerëz që plagosen, përfshi edhe fëmijë, është e tepërt të ankohesh që rrezikohet një ndeshje e topkëmbës, madje edhe kur është ndonjë Champions apo Kupë e Botës, jo më një miqësore. Një përgatitore është në plan nesër në Tel Aviv mes Juventusit dhe Atletikos, por rreziku është që të mos zhvillohet, pasi ka rrezik sulmesh  me raketa mbi kryeqytetin e Izraelit.

Sfidanti.al