Këto para nuk janë për fitoret e trofeve, pasi katalanasit sezonin e kaluar nuk ia dolën, as për transferimin e lojtarëve pasi askush nuk është larguar me shumë para, dhe De Jongu nuk dëshiron ta bëjë. Gjithsesi, janë 868 milionë euro të ardhura për Barcelonën vetëm këtë verë nga operacionet tregtare të klubit, pasi iu shitën palëve të tjera një pjesë e të drejtave televizive, gjysma e të drejtave të së ardhurave nga biznesi i klubit për 30 vjet, si dhe u arrit akord për emrin e stadiumit. Presidenti Zhoan Laporta u shpreh i sigurt se Barcelona ka arritur një sukses historik, se lojtarët e marrë do të regjistrohen dhe se ky ekip mund të arrijë suksese të mëdha.
Sfidanti.al