US Open, pas Gjokoviçit ndoshta mungon edhe Rafael Nadal!

Gjigandi spanjoll ka një problem me muskujt e barkut, të pësuar që në Uimbëlldon dhe që e detyroi të tërhiqej nga konkurrimi. Sipas mediave spanjolle dhe europiane, Rafael Nadal nuk e ka marrë ende veten nga ky dëmtim, dhe këtë e tregon qartë fakti se ai nuk do të marrë pjesë në turneun Masters 1000 në Kanada, që është “trampolina” për në US Open. Dyshimet janë të mëdha nëse Rafa do të arrijë të jetë në formë në kohën e duhur për Grand Slemin e fundit të vitit apo do të mungojë ashtu siç mund të ndodhë me të pavaksinuarin Novak Gjokoviç. Lajmet duken të mira për kampionin në fuqi, Danil Medvedev, që do të jetë në gjendje të luftojë për të mbrojtur titullin pasi tenistët rusë dhe bjellorusë janë lejuar që të marrin pjesë.

Sfidanti.al