Alegri është favorit i drejtuesve të Barçës, por tifozët nuk e duan!

Masimiliano Alegri jepet nga disa media spanjolle si favorit për të zëvendësuar Luis Enriken në stolin e Barcelonës. Gjithçka në rregull deri këtu, me italianin që po bën një punë të shkëlqyer tek Juventusi ku arriti në finalen e Championsit në 2015, për t’u mundur pikërisht nga “blaugranët” e Luis Enrikes. Veçse, presidenti Bartomeu dhe shefat e tjerë katalanas duhet të marrin parasysh edhe diçka “të vogël”, dëshirën e tifozëve.

Tifozët, gjithnjë sipas mediave në Spanjë, nuk e duan aspak Alegrin, dhe kur themi aspak, e themi me gjithë kuptimin e kësaj fjale. Ndoshta, ata nuk pëlqejnë faktin se Maks vjen nga një stil loje që nuk ngjan shumë me atë katalanas, pasi është më pragmatist dhe më pak sulmues. Sondazhi me tifozët ka nxjerrë si pretendentët më të dashur për ta, Horge Sampaiolin e Seviljes dhe Jurgen Klopin e Liverpulit.

Sfidanti.al