Arsenali ka qenë një nga skuadrat që është ankuar më shumë për gjyqtarët edhe këtë sezon. Gjithsesi, në Angli mendojnë se kjo sjellje mund të ndryshojë, dhe jo sepse “topçinjtë” do të heqin dorë nga pretendimet. Jo, aspak, por mes tyre ka ndodhur diçka që mund të ndikojë. Tre prej futbollistëve londinezë, Olivie Zhiru, Petr Çeh dhe Naço Monreal u bënë për një ditë të vetme, arbitra, duke drejtuar një ndeshje mes lojtarëve amatorë dhe ish-gjyqtarëve në kompleksin stërvitor të Arsenalit.
Arbitrat e Premier Ligës janë kritikuar nga të gjitha anët këtë sezon për gafat e tyre, por ata deshën që futbollistët profesionistë ta kuptonin sesa e vështirë është puna e tyre. Zhiru u bë gjyqtar kryesor, ndërsa Çeh e Monreal ishin ndihmësa, dhe sulmuesi francez i paralajmëroi lojtarët ende pa filluar takimi: Bëni kujdes me duart djem, nuk do të ngurroj të jap penallti”. Në përfundi, ai pranoi se ishte vërtët shumë e vështirë të drejtohej siç duhej një ndeshje.
Sfidanti.al