A mund të kthehet Mesi tek Barcelona? Mund ta mësojmë pas Botërorit

Zhoan Laporta, presidenti katalanas dëshiron që kjo të ndodhë, ndërsa shprehet se e sheh si një detyrim moral ndaj legjendës argjentinase pasi bëri prapakthehu në kontratën që parashikohej të nënshkruhej verën e kaluar. Barcelona u tërhoq në momentin e fundit, pikërisht 1 vit më parë në 5 gusht, dhe Lionel Mesi kaloi tek Paris SG pasi derdhi shumë lot në “Kamp Nou”. Me të vërtetë, a mund të ndodhë që “Pleshti” të ketë kthim te blaugranët? Sipas mediave katalanase, kjo mund të mësohet pas Kupës së Botës, pasi për momentin Mesi dëshiron të mendojë vetëm për Argjentinën. Trajneri Ksavi Hernandez, mik i argjentinasit, po ashtu ka dëshirë që ta ketë në ekip kur të përfundojë kontratën me PSG-në verën e ardhshme.

Sfidanti.al