Gjokoviçi jashtë US Openit?! Ivanisheviçi thotë se ka shumë politikë në sport!

Vendimi i parë i marrë që e godet ish-numrin 1 të botës ishte ai në Kanada, pasi në këtë vend duhet të jesh i vaksinuar plotësisht për të hyrë, ose të kryhet një izolim 2-javor. Mesa duket, Novak Gjokoviç nuk dëshiron të qendrojë 14 ditë në karantinë, dhe kështu ai nuk do të marrë pjesë në Mastersin 1000 në Kanada nga 5 në 14 gusht. Ky turne cilësohet si përgatitorja për US Openin që mbahet nga 29 gushti deri në 11 shtator, dhe mungesa e pjesëmarrjes në Kanada do t’i prishte punë tenistit serb për në Nju Jork. Gjithsesi, për momentin ai e ka të pamundur të shkojë në “Flashing Midous” pasi rregullat në SHBA kërkojnë që të jesh plotësisht i vaksinuar, ndërsa serbi as nuk e ka bërë vaksinën dhe as nuk ka ndërmend që ta bëjë. Trajneri i tij, kroati Goran  Ivanisheviç, thotë me të tallur se “mund të jesh i infektuar dhe të hysh në SHBA nëse je i vaksinuar,  por mund të jesh negativ dhe të mos hysh nëse nuk je i vaksinuar. Në sport ka shumë politikë”.

Sfidanti.al