Një skuadër kampione duhet të jetë ajo për t’u mundur, pra favorite. Edhe pse në Itali thonë se Interi është në “pole position” për sezonin e ri në Serinë A, sërish tek Milani ndjejnë se mund t’ia dalin përsëri. Trajneri Stefano Pioli nuk ka bërë përforcime të mëdha (ndonëse pritet edhe ndonjë lojtar tjetër deri në fund të gushtit), ndërsa mediat shkruajnë se kuqezinjtë kanë që tani gati dy formacione-tip, njërin me 4-3-3 dhe tjetrin me 3-4-3, duke pasur edhe alternativa në disa prej roleve. Ndoshta, Interi apo Juvja mund të konsiderohen më të fortë në start, ekipi i Piolit ka treguar se di të habisë.
Milani (4-3-3): Menja – Kalabria, Kalulu, Tomori, Hernandez – Tonali, Benaser, Adli (Pobega, Krunic) – De Keteler (Selemekers, Mesias), Zhiru (Origi), Leao.
Milani (3-4-3): Menja, – Kalulu, Kjer, Tomori, – Kalabria (Florenci), Tonali, Benaser, Hernandez, – De Keteler (Adli), Zhiru (Origi), Leao (Rebic).
Sfidanti.al