Disa goditje janë realizuar, ndonjëra nuk është bërë dot siç ishte ajo e Azpilikuetës që qendroi tek Çelsi, ndërsa periudha e “sistemimit” vazhdon. Tek Barcelona kanë disa detyra për të zgjidhur jashtë fushës së lojës dhe trajneri Ksavi ka treguar prioritetet e tij. Së pari, Obamejang nuk duhet të shkojë tek Çelsi, por të mbetet në ekip, është i paprekshëm. Së dyti, Gavi që mbushi 18 vjeç duhet të rinovojë, dhe së treti duhet marrë Markos Alonso nga Blutë e Londrës, pikërisht për të përforcuar mbrojtjen.
Sfidanti.al