Këtë do ta tregojë koha dhe sezoni që po nis, veçse trajneri madrilen është i bindur se është pikërisht kështu. Reali është vërtet kampion i Spanjës dhe i Europës në fuqi, por Karlo Ançeloti thotë se ka parë një dëshirë të madhe tek ekipi i tij për të luftuar fort, për t’u përmirësuar sikur asgjë të mos kishte ndodhur vjet. Pra, Karleto largon frikën më të madhe, atë që lojtarët mund të jenë të ngopur pasi arrijnë shumë. Për më tepër, italiani e sheh Realin më të fortë se vjet pasi përforcimet si Rydiger në mbrojtje dhe Çuameni në mesfushë e kanë rritur si cilësi, por edhe si konkurrencë.
Sfidanti.al