Mertensi është vërtet “romantiku i fundit”, refuzoi Juventusin për Napolin

Oferta e bardhezinjve ishte 5 milionë euro neto në sezon, plus edhe shpërblime, por përgjigja ishte negative. Dris Mertens është një flamur në Napoli dhe sulmuesi belg nuk deshi t’i mërziste tifozët e tij duke kaluar tek Juventusi. Një “jo” që vërteton atë që thuhet për sulmuesin belg, pra që është “romantiku i fundit”. E ku ka gjë më romantike sesa të refuzosh fanelën më të shquar në Itali për të mos mërzitur ekipin dhe tifozët e zemrës. Juvja tashmë do të mendojë për Filip Kostiçin e Frankfurtit, ndërsa Mertens ndoshta do të mbetet në Napoli.

Sfidanti.al