“Kryengritje në pallat” tek Bajerni kundër Konrad Laimeri!

Trajneri Julian Nagelsman e njeh mirë dhe e kërkon për të përforcuar repartin qendror të ekipit. Bajerni mendohet se do të luftojë për të marrë mesfushorin e Lajpcigut, Konrad Laimer, veçse mediat bavareze flasin për rezistencë në skuadër. Jo të gjithë lojtarët e ekipit mendojnë se Bajerni ka nevojë për një tjetër mesfushor duke pasur Xhoshua Kimihun, Leon Goreckën apo Marcel Zabicerin dhe Rajan Gravenberhun. Gjithashtu janë edhe më të rinjtë si Musiala apo Vaner, pra përse duhet edhe austriaku? Kështu, Nagelsmani duhet të bindë jo vetëm drejtuesit dhe Lajpcigun, por edhe futbollistët e tij.

Sfidanti.al