Vjen De Keteler, kthehet Kjer, ndërsa fjalët e Piolit trembin rivalët!

Deri tani është cilësuar si personazhi më i fortë i kësaj epoke të Milanit, ndonëse besohet se merita e një Paolo Maldini nuk është aspak më e vogël. Stefano Pioli është trajneri i Milanit kampion, dhe ndonëse klubi duket me vonesë këtë verë, sërish ai tremb rivalët me fjalët e tij. “Cikli ynë fitues është vetëm në fillim, – shprehet ai, – e dime se çfarë na duhet për të fituar sërish titullin”. Milani ka marrë tani De Ketelerin nga Bryzhi për 35 milionë euro, ndërsa në mbrojtje kthehet kapiteni i Danimarkës, Kjer, ndonëse  pritet të jetë rezervë e Kalulut dhe Tomorit.

Sfidanti.al