Aguero kritikon Halandin, por edhe Sitin që largoi Stërlingun!

Për një trajner gjithmonë është e vështirë të largojë një lojtar dhe të marrë një tjetër. Nga Mançester Siti madje janë larguar dy futbollistë të sulmit, Gabriel Zhesus dhe Rahim Stërling, ndërsa ka mbërritur Erling Halandi, i cili nuk  pati sukses në provën e parë të vërtetë, në finalen e Superkupës së Anglisë ndaj Liverpulit. Ish-ylli i madh i Sitit, Kun Aguero, kritikoi klubin me largimin  e Stërlingut. “Nuk e kuptova sesi vendosën që ta largonin atë, , – tha argjentinasi, – Stërling është një sulmues i shkëlqyer”. Po ashtu, Aguero kritikoi disi Halandin duke thënë se “ai mendoi se në fushë ishte vetëm, por pastaj mbërriti Van Dajku …”.

Sfidanti.al