Flasim për një pilot sot 40-vjeçar, i cili ka dalë dy herë kampion i botës e madje duke mundur legjendën Mikael Shumaher, por që prej shumë vitesh nuk është pjesë e elitës së Formula 1. Gjithsesi, Aston Martin ka vendosur ta zëvendësojë Sebastian Fetelin, 4 herë kampion të botës, pikërisht e pilotin spanjoll. Ai do të fitojë më shumë sesa tek Alpini dhe do të marrë më shumë para sesa Aston Martini i ka dhënë Fetelit deri më sot. Sipas mediave spanjolle, ëndrra e Alonsos nuk është që të fitojë më shumë para, por që të luftojë për titullin e tretë kampion të botës për të barazuar idhullin e tij, Airton Sena.
Sfidanti.al