Më parë kishte fituar Premier Ligën në 2020. Më pas, sezonin e kaluar, vazhdoi me Kupën e Ligës dhe Kupën e Anglisë, ndërsa ditën e djeshme e plotësoi “kompletin” e titujve në ishull me Superkupën. Jurgen Klopi mund të mburret se ka bërë shumë, edhe pse i ka fituar vetëm nga një herë. Në fillim fare ai fitoi Championsin, diçka për të cilën Liverpuli është “specialist” edhe pse humbi finalen e fundit. Në total, gjermani ka 12 trofe si trajner, që janë ende pak në krahasim me të tillë si Guardiola apo Murinjo, por që gjithsesi vlejnë të theksohet sepse i ka arritur jo me skuadrat më të pasura, dhe me talentet më të mëdhenj, por duke i krijuar vetë nga e para si Dortmundin (5 tituj) dhe Liverpulin (7).
Sfidanti.al